Këpuca e Artë, Sallah lë pas Levandovskin dhe Kejnin

Gara mes golashënuesve më të mirë ka hyrë në fazën vendimtare. Pas shumë javësh, Robert Lewvndovski humb kreun e renditjes për “Këpucën e Artë” në kontinentin tonë. Në krye tani është Mohamed Salah me 34 pikë, lider i jashtëzakonshëm në suksesin e Liverpullit në Premier Ligë, nën drejtimin e Arne Slot.

Egjiptiani ka lënë pas sulmuesin polak, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Hari Kejnin dhe Erling Haaland, i cili më në fund gjeti golin dhe fitoren me Man. Sitit. Pas tyre renditet Viktor Gyokeres. Suedezi, me 18 gola të shënuar, ka një koeficient më të ulët për gol (1.5 pikë) krahasuar me 5 ligat kryesore të Europës (2 pikë).

Sulmuesit e Serie A, Mateo Retegui dhe Markus Turam, me nga 12 gola secili, janë menjëherë pas tyre, duke lënë mbas emra të njohur si Kilian Mbappe, Xhonatan David dhe Rafinja.

Klasifikimi aktual:


Mohamed Sallah (Liverpull) – 34 pikë (koeficienti 2)
Robert Levandovski (Barcelona) – 32 pikë
Hari Kejn (Bajern Munih) – 28 pikë
Erling Haaland (Man. Siti) – 28 pikë
Viktor Gyokeres (Sporting) – 27 pikë (koeficienti 1.5)
Omar Marmoush (Aintraht Frankfurt) – 26 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë
Markus Turam (Inter) – 24 pikë
Koll Palmer (Çellsi) – 24 pikë
Aleksander Isak (Njuaskëll)  – 22 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close