Në xhiron e 5-të të Bundesligës gjermane, Bajern Munihu dhe Bajer Leverkuzen u ndan në paqe pran rezultatit 1:1. Përpos dy pikëve të humbura, Bajerni humbi edhe sulmuesin anglez, Hari Kejn.

Sulmuesi anglez mbeti i shtrirë pas një dueli dhe duhej të linte lojën. Tashmë pritet që kontrollet mjekësore të tregojnë se sa do të bëjë pushim. Lëndimi nuk është i rëndë, por mund të mungojë një ose 2 ndeshje. Kujtojmë se Bajerni do të jetë përball Aston Vilës në Birmingham, javën e ardhshme, dhe do të jetë pa shërbimet e golashënuesit të tyre më të mirë
Ndryshe në përballjen e zhvilluar në Bundesligë, kampioni i Gjermanisë kaloi në epërsi në minutën e 31-të dhe tetë minuta më vonë Pavloviç shënoi një eurogol për të barazuar dhe përfundimisht një pikë të Bajernit.
Në pjesën e dytë, bavarezët sulmuan më shumë dhe ishin më pranë tri pikëve, por nuk arritën të mposhtin Hradeckin dhe të arrijnë fitoren ndaj “farmacistëve”.

