Shkëndija e Tetovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar ditëlindjen pronarit të kompanisë “Ecolog” dhe sponsorit gjeneral të klubit kuqezi, Lazim Destanit.

Postimi i plotë i skaudrës tetovare:
Familja e madhe kuqezi i uron ditëlindjen z. Lazim Destani!
I nderuar z. Destani,
Sot me rastin e ditëlindjes suaj, të gjithë ne të Familjes së Madhe Kuqezi, kemi kënaqësinë t’Jua përcjellim urimet tona më të mira. Jetë të gjatë, shëndet e suksese paç gjithmonë!
Jemi krenarë me ju, faleminderit që me mbështetjen tuaj gjithmonë jeni pranë nesh e pranë shoqërisë sonë.
GËZUAR DITËLINDJA

