Xhiroja e 3-të është në program këtë fundjavë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fokusi i kësaj xhiroje do të jetë në Çair, aty ku do të përballen në një derbi dy rivalët e vjetër, Shkupi dhe Vardari.

Skuadra bardhekaltërit këtë të premte përmes një video të lëshuar në rrjetet sociale ka paralajmëruar derbin kundër Vardarit.
Derbi do të luhet të dielën në Çair, duke nisur nga ora 16:00.

