Skuadra e Voska Sport vazhdon punën në merkato edhe pas fillimit të sezonit të ri. Drejtuesit e Voskës kanë arritur të firmosin me një futbollist amerikan. Bëhet fjalë për Keith Larson, aktualisht 24 vjeçar dhe luan qendër sulmues.

Larson e njeh kampionatin vendor, pasi regjistron 12 paraqitje dhe katër gola në elitën vendore. Ai ka luajtur për skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa pjesën tjetër të karrierës e ka në futbollin amerikan.
Voska në fundjavë do të pret në Ohër ekipin e Gostivarit në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor./Sportmania/

