Aleksandar Stavrev do të jetë arbitri kryesor në derbin në Çair

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar arbitrat për ndeshjet e xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor që do të luhen këtë fundjavë.

Fokusi do të jetë në takimin që do të luhet në Çair, aty ku Shkupi do të pret rivalin e vjetër Vardarin. Në këtë derbi drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev, përderisa ndihmës të tij do të jenë Dejan Kostadinov dhe Daniel Vasilevski.

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Igor Stojçevski do të jetë kryesor te ndeshja Besa – Tikveshi, përderisa Stojançe Trpçevski është përcaktuar për duelin Rabotniçki – Struga. Brera – Shkëndija do të jetë nën gjykimin e Aleksandar Grujoskit, Voska Sport me Gostivarin do të përballen në Ohër dhe drejtisinë në këtë duel do ta ndajë Dimitar Pileshkov, ndërkohë që Krumislav Gjorgjiev do të jetë kryesor në Manastir te ndeshja Pelisteri – Sileksi. 

Të gjitha takimet luhen të dielën nga ora 16:00, përveç duelit Brera – Shkëndija që zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close