Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e futbollistit, Dani Olmo.

‘AS’ raporton se Dani Olmo pritet të mungoj edhe në ndeshjen e ardhshme për klubin katalunas, shkruan Indeksonline
Largimet e Ilkay Gundogan dhe Vitor Roque nuk kanë mjaftuar që Barcelona të bëjë regjistrimin e Dani Olmos të cilin e transferuan gjatë këtij afati kalimtar nga RB Leipzig.
Skuadra e Hansi Flick të shtunën në mbrëmje luan ndeshjen e javës së dytë në La Liga ndaj Athletic Club.

