Skuadra e Shkupit mbrëmjen e së mërkurës njoftoi zyrtarisht se Matij Mirkov do të jetë shef i stafit teknik te bardheblutë. Mirkov deri më tani ishte trajner i portierëve te Shkupi dhe tani do të zëvendësoj Ernest Gjokën e larguar. Ndërkohë, për ndihmës të Mirkovit është përcaktuar Boban Babunski, ish seleksionues dhe Minas Osmani.

Për këto lëvizje te Shkupi ka pasur reagime të ndryshme, ndërsa në mesin e tyre ka reaguar edhe gazetari sportiv i TVM2, Mustafa Ademi.
Postimi i plotë i Mustafa Ademit:
O ni fjalë e urtë popullore:
“Tatari sun i bje në fije”
E qetij Shkupi, seriozisht as tatari sun i bjen në fije!
Trajneri i portierëve “head coach”, Boban Babunski “asistent” i tij

