Në fundjavë luhet derbi i madh i kryeqytetit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit në kuadër të xhiros së 3-të në elitën e futbollit vendor. Pikërisht për të njejtën, ka folur trajneri i ri i Vardarit, Goran Petreski në një intervistë të dhënë për kanalin e klubit.

“I ndjek të gjitha skuadrat lart e poshtë këtë sezon dhe mendoj se kampionati do të jetë i vështirë për të gjithë. Skuadrat janë ripërtrirë me lojtarë të rinj, nuk ka asnjë favorit ose autsajder. Mendoj se ndaj Shkupit do të jetë një ndeshje e vështirë. Tani ata po kërkojnë një rrugëdalje nga kriza, por ne shohim taktikat dhe vizionin tonë. Ne nuk pranojmë asgjë përveç fitores. Kemi disa lojtarë të lënduar, por nuk dua të kërkoj alibi”, ka thënë Petreski.
Derbi luhet të dielën në Çair nga ora 16:00.

