Volejbollistët e UT-së fituan medaljen e argjendtë në Turneun Universitar të Volejbollit në Rërë “Vlora 2024”

Volejbollistët e Klubit të Volejbollit të Universitetit të Tetovës nga 9-12 maj 2024 morën pjesë në Turneun Universitar të Volejbollit në Rërë “Vlora 2024”, ku patën paraqitje pozitive, duke siguruar vendin e dytë.

UT-ja në këtë turne u përfaqësuua nga dy skuadra: dyshja e parë e përbërë nga Hamza Veseli dhe Flaurent Islami dhe dyshja e dytë e përbërë nga Flakron Gafuri dhe Gent Vela.

Dyshja Hamza Veseli dhe Flaurent Islami regjistruan 4 fitore dhe 1 humbje dhe kësisoj u renditën të dytët, që konsiderohet rezultat pozitiv duke e parë konkurrencën e këtij kompeticioni me përmasa ndërkombëtare ku morën pjesë ekipet e universiteteve më me renome në Evropë, duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close