Thierry Henry në Dubai, me ish të dashurën e Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Thierry Henry dhe Irina Shayk udhëtuan në Dubai për të xhiruar në një reklamë për një kompani luksoze orash dhe bizhuterish.

Ish-futbollisti francez dhe modelja nga Rusia kanë punuar së bashku për të promovuar këtë kompani të veçantë.

Ish-partnerja e Cristiano Ronaldos ka postuar në Instagramin e saj një foto nga xhirimet e reklamës, duke shprehur gëzimin e saj për bashkëpunimin dhe kohën e mrekullueshme që ka kaluar me Thierry Henry.

“Kam kaluar shumë mirë në xhirime me Thierry Henry”,- ka shkruar ajo në mënyrë karakteristike nën postim.

VIDEO – FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close