(VIDEO) Kylian, do të quhet fëmija i parë i lindur në Madrid për 2024!

Babai është një mbështetës fanatik i Real Madridit dhe po pret me ankth transferimin e “yllit” francez. Sa më sipër u zbulua nga faqja “Relevo”, duke nënvizuar ndikimin e madh që Kylian Ebape ka në Spanjë. 

Ky emër i veçantë është mjaft i rrallë, pasi vetëm tre nga 10,000 fëmijë quhen Kilian. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur një rritje relative. Konkretisht, në dy vitet 2020-22, këtë emër e kanë marrë 292 fëmijë, 13 më shumë se në periudhën 2010-19.

Kujtojmë se sipas një raportimi ekskluziv të “Footmercato”, “ylli” francez ka gjetur gjithçka tek madrilenët, tek të cilët do të kalojë si lojtar i lirë verën e ardhshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close