Marko Roksiç, një nga lojtarët më të mirë të “E-football”, është tërhequr nga turneu kualifikues për Kupën e Botës.

Ai nuk donte të luante kundër konkurrentëve nga Kosova. Në ditën e parë të garës, Roksiq arriti pesë fitore në pesë ndeshje, por vendosi të mos luajë kundër rivalit të radhës.
“Kosova është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë ”, tha ai ndër të tjera.
“Pasi u mendova për një kohë të gjatë vendosa të mos luaj. Askush nuk ka luajtur një lojë si kjo, kështu që nuk do të doja të isha i pari. Mbeta i dyzuar në Riad. Do të thosha edhe shumë, por më mirë të heshtësh”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Roksiç, i cili ishte pjesë e Romës dhe Barcelonës, dhe aktualisht luan për Arsenalin, i duhej vetëm një fitore më shumë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Riad.
“Ditën e dytë isha nervoz, gjithë ditën mendoja se çfarë të bëja dhe për këtë humba nga Hungaria, nuk kisha fokus dhe përqendrim, hoqa dorë nga përballja me Kosova dhe përfundova në vendin e tretë.” Roksiç më herët ishte kampion i Evropës në “PES”, siç quhej më parë videoloja “E-football”.

