Në Botërorin U20 që po zhvillohet në Aman të Jordanisë, Besir Alili, nuk ia doli në finalen e vogël të kategorisë deri më 61 kg, duke humbur nga amerikani Nicholas Pierce Bouzakis.

Megjithatë, vet plasmani në gjysmëfinale dhe në vendin e pestë i Besirit është sukses i jashtëzakonshëm, duke patur parasysh që në rrugëtimin e tij mposhti mundës nga Ukraina, Turqia dhe Japonia, gjitha super fuqi botërore në mundje.

