Fatjon Jusufi do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Gostivarit. Ashtu siç arrihet të mësohet, Jusufi me drejtuesit e Gostivarit kanë firmosur kontratë 1 vjeçare.

Fatjon Jusufi sezonin që lamë pas ishte pjesë e Strugës me të cilët u shpall kampion dhe gjithashtu luajtën edhe në finale të Kupës, me Jusufin që shënoi gol.
Fatjon Jusufi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Shkupin, Shirakun dhe Partizanin.

