Arsimi angazhon Ensar Lumën! Vazhdohet bashkëpunimi me Gafurin dhe dy Asanat

Ensar Luma përfundimisht do të jetë pjesë e Arsimit të Çegranit në sezonin e ri mëson ekskzluvisht portali Sportmania. Drejtues e klubit dhe sulmuesi anësorë kanë gjetur akordin dhe në pyetje janë vetëm disa ditë kur Arsimi do të zyrtarizojë angazhimin e tetovarit që sezonin e fundit luajti me Voska Sport. 

Përveç angazhimit të përforcimeve, kryesia e klubit nga Çegrani duket e angazhuar edhe për mbajtjen në organikë të elementëve kryesorë. Kështu nga KF Arsimi edhe zyrtarisht kanë konfirmuar zgjatje  e bashkëpunimit me Argjend Gafurin, Shpend Asanin dhe Emir Asanin, ndërsa bankina edhe për një vit i besohet Vildan Saliut që bëri punë shumë të mirë me ekipin. 

Ditëve në vijim pritet të ketë vazhdime kontratash edhe me tjerë lojtarë që kanë luajtur rol të madh në sezonin e shkuar, derisa nuk përjashtohet edhe mundësia e afrimeve tjera si përforcime. 

Nga KF Arsimi planifikojnë organizimin e një kampi ku do të grumbullohen mbi 15 futbollistë që do të jenë në një lloj prove, pas çka stafi teknim do të vendos nëse do të zgjidhen disa lojtarë të ri për ekipin e parë të çegranasve.

Pas sezonin debutues pozitiv, KF Arsimi bëhet gati për sezonin e dytë në Ligën e Dytë të Maqedonisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close