Struga Trim Lum ka mundur Tikveshin me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 8-të në elitën e futbollit vendor. Struganët falë golave të Ibraimit dhe Ilievski, kompletojnë fitoren e tetë në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në kampionat, ndërsa festa nuk ka munguar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët dhe stafin që kanë bërë edhe një “selfie” për triumfin e tetë në këtë sezon.


