Ali Adem: Na penalizoi fusha, nuk arritëm ti realizojmë të gjitha rastet 

Shkëndija dhe Shkupi u ndanë me barazim pa gola në Tetovë, ndërsa pas ndeshjes nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur mesfushori, Ali Adem. 

“Loja sigurisht ishte një derbi i vërtetë me raste nga të dy anët, fatkeqësisht ne nuk arritëm ti realizonim ato për të shënuar dhe  kjo pak dhemb. Mendoj se kemi zhvilluar një lojë stabile gjithmonë duke i dëgjuar urdhërat e trajnerit tonë, mund të them që na penalizoi fusha e gjelbërt pasiqë nuk ishte në nivel për futbollin që ne e luajmë, por ky sport është i tillë dhe duhet të jemi të kënaqur edhe me një pikë. Tani na pret një pushim i lehtë disa ditor për të vazhduar pastaj dhe me stërvitje intesive në mënyrë që ti realizojmë objektivat tona”, deklaroi pas ndeshjes Ali Adem. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close