Me barazim pa gola u mbyll derbi në Tetovë i luajtur këtë të shtune ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit i vlefshëm për xhiron e tetë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra tetovare kishte disa raste më të mira për të tundur rrjetën e Shkupit, por heroi i kampionëve në fuqi në këtë sfidë, ishte kapiteni tyre, Kristijan Naumovski. Ky i fundit ishte në element në këtë sfidë dhe në mesin e shumë rasteve që kishin kuqezinjtë, mund të veçojmë dy, të cilat ishin “bomba” të vërteta, por që Naumovski doli të jetë fitimtar. E para ishte nga Egzon Bejtullai që tentoi nga mesfusha me një goditje përfekte, por të cilën e shpëtoi Naumovski, duke e devijuar nga porta e tij për në rëvënie këndore. Ndërkohë njëherë tjetër tentoi Klisman Cake, por sërish kapiteni iShkupit ishte në nivelin e detyrës.


