Zbulohet paga e Halandit te Siti, vetëm një futbollist është më i paguar se ai!

Mediat britanike kanë zbuluar se transferimi më i madh i Manchester Cityt këtë verë, Erling Haaland, është futbollisti i dytë më i paguar në Etihad.

Haaland mbërriti këtë verë nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro dhe rroga e tij u mbajt e fshehtë. Por mediat lokale zbulojnë se Haaland fiton 22.5 milionë euro në sezon ose 433,000 në javë.

Kjo e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në radhët e kampionit anglez, menjëherë pas Kevin de Bruyne, paga e të cilit është 24 milionë euro në vit.

Norvegjezi 22-vjeçar ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, duke shënuar 12 gola në tetë paraqitje dhe duke gjetur rrjetën mesatarisht çdo 54 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close