Agon Elezi do të grumbullohet me seniorët e Maqedonisë

Paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadën e Varazhdinit në elitën e futbollit kroat, pritet si sjellin Agon Elezit ftesë debutuese nga përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut.

Muaji shtator rezervon dy ndeshje zyrtare për Maqedoninë e Veriut që luan si mysafire me Gjeorgjinë (23 shtator) dhe Bullgarinë në Shkup (26 shtator) në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pikërisht në këto dy ndeshje pjesë e Maqedonisë së Veriut pritet të jetë edhe Agon Elezi. Mesfushori 21 vjeçar imponohet me paraqitjet e tij te Varazhdini, ku se fundmi me dy gola ishte meritor i fitores 2:1 ndaj Goricës që drejtohet nga ish-seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski. Elezi shkëlqen te Varazhdini në 7-të xhirot e para ku ka nisur si titullar në secilën prej tyre, ndërsa me golat e djeshëm jo vetëm se përforcon pozitat e tij në formacion, por hap edhe tjera mundësi si pjesëmarrja në përfaqësuesen A, apo edhe zgjerimi i opsioneve për transferim në klub më të madh.

Agon Elezi në Maqedoni ka luajtur me Shkupin prej ku u transferua te Skenderbeu i Korçës. Strategjia e mirëmenduar menaxherët e tij për tu ngritur shkallë shkallë e spostoi në Kroaci te Varazhdini, ku tashmë në sezonin e tij të tretë marrin kahje serioze pretendimet për ndërtimin e një lojtari cilësor me potencial reprezentues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close