Tetovari Valon Aliji gjen golin e parë në Bundesligën për juniorë (Video)

Goli i parë në ndeshjen e tretë me Union Berlin U-19 për mesfushorin tetovar Valon Aliji. 17-të vjeçari nga Nerashti i Tetovës ishte protagonist në fitoren 2:0 të Union Berlinit përballë Werder Bremenit. Aliji ishte autor i golit të parë për epërsi 1:0 në minutën e 6-të kur me goditje nga distanca hapi rrugën për fitoren e Union Berlinit. Golin e dytë e shënoi Sanogo dhe Union Berlini mori triumfin e parë në duelin e tretë të sezonit të ri të Bundesligës gjermane në konkurencë të juniorëve.

https://fb.watch/fk5pgHZlrp/

Valon Aliji me 17-të vite konfirmohet titullar te Union Berlini U19, ku dje luajti deri në minutën e 68-të. Pas një sezoni shumë të mirë te gjenerata U17 trajnerët dhe drejtorët e akademisë së Union Berlinit vendosën ta avansojnë te skuadra U19. 

Ndërkohë Aliji mori ftesë edhe nga Maqedonia U17 dhe zhvilloi dy paraqitje shumë pozitive në kontrollueset me Rumaninë, ndërsa me ecurinë momentale besohet të fitojë tjetër mundësi të jetë pjesë e grumbullimeve të përfaqësueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close