Skuadra e Varazhdinit ka mundur Goricën me rezultat 2:1 në kampionatin e Kroacisë. Dy golat e fitores për Varazhdinin i realizoi shqiptari, Agon Elezi, i cili ishte “fajtori” kryesor që “prishi” debutimin ish-seleksionuesit të vendit, Igor Angellovskit te Gorica.

Elezi realizoi golat në minutën e 10-të dhe 43-të, ndërsa për ekipin e Angellovskit realizoi Juriqi.
Me këtë disfatë, Gorica regjistron humbjen e katërt në këtë sezon dhe është në pozitën e parafundit të tabelës së bashku me Rijekën, ndërsa Varazhdini i Agon Elezit e ka nisur mirë kampionatin dhe ndodhen në pozitën e tretë.
Agon Elezi është një nga futbollistët që pritet të merr ftesë nga seleksionuesi, Bllagoja Milevski për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.

