Humbja 9-0 nga Liverpulli duket se ka qenë e pa pranueshme për drejtuesit e Bornmuthit. Skuadra e Premierligës ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Skot Parker. 41 vjeçari largohet nga klubi vetëm pas një sezoni të kaluar në krye të detyrës. Pas katër xhiro në ligën më të mirë të Anglisë,Bornmuthi gjendet në pozitën e 17-të në renditje me vetëm 3 pikë dhe me golaverazhin më të dobët në Premierligë.


