Edis Maliki rikthehet në Maqedoni, do të luajë për Strugën!

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Edis Maliki do të rikthehet të luajë sërish në elitën e futbollit vendor. Sipas Supersport, Maliki ka zgjidhur kontratën me Dinamo Tiranën dhe pritet të zyrtarizohet te Struga Trim Lum. Maliki e ka arritur marrëveshjen dhe pritet që të firmos dhe më pas të prezantohet nga ana e klubit. Kujtojmë se Maliki përveç Dinamos, në Shqipëri ka luajtur edhe për Kukësin, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e Shkupit dhe Rabotniçkit. Për një sezon mbrojtësi është aktivizuar edhe në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit,por një dëmtim e penalizoi për ta rikthyer atë sërish të luajë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close