KB Çairi përforcohet me basketbollist amerikan

Klubi i basketbollit, Çair 2030 është përforcuar për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Yusuf Mohamed që iu ka bashkuar skuadrës shqiptare, e cila këtë sezon do të luajë në mesin e më të mirëve të basketbollit vendor. 23 vjeçari me kombësi amerikane ka firmosur kontratë 1 vjeçare me KB Çairin. Njoftimin zyrtarë për transferimin e Yusuf Mohamed e ka bërë vet faqja zyrtare e KB Çairit, duke i uruar mirëseardhje. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kolegjin Westminster me një mesatare 12,9 pikë dhe 5,9 kërcime. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close