Manchester City i Pep Guardiolës do të luajë një miqësore sonte nga ora 21:30 kundër skuadrës së Barcelonës të Xavit, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Ky do të jetë takimi i parë mes Barcelonës dhe Manchester Cityt që nga viti 2016, ku kampionët e Premier League fituan 3-1 në Champions League.
Megjithatë, Barcelona dhe Manchester City do ta luajnë këtë lojë në rrethana shumë të ndryshme.
Ish-portieri dhe trajneri i Barcelonës, Juan Carlos Unzue, u diagnostikua me ALS (sklerozë anësore amiotrofike) dy vjet më parë. Kjo ndeshje do të ndihmojë në financimin e kërkimeve në Fondacionin Luzon.
Unzue është një ish-bashkëlojtar i Guardiolës dhe ishte pjesë e stafit stërvitor nën menaxherin e Manchester City gjatë kohës së tij në krye të Barcelonës, ku Guardiola fitoi 14 trofe gjatë katër viteve.
“Ky është një nder për ne”, tha Guardiola.
“Ne duam të falënderojmë Barçën që na ftoi në këtë vend të mrekullueshëm. Ne do t’u tregojmë lojtarëve tanë pse kjo ka kaq shumë rëndësi. Është e admirueshme. Jam shumë i lumtur që vij.”
Guardiola e ka vlerësuar miqësoren dhe kauzën që ajo përfaqëson.
“Barcelona hapi dyert e saj për të bërë një lojë për një person të rëndësishëm në jetën tonë – ai ishte portier për Spanjën dhe Barcelonën dhe ndihmësi im atje, i cili po kalon në një kohë tepër e vështirë – dhe ata na ftuan të mbledhim para për një betejë për sëmundjen e tij.”
“Ne kemi sjellur të gjitha armët e mëdha, mos u shqetësoni”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp.

