Sefer Emini prezantohet te skuadra e re

Sefer Emini është prezantuar te skuadra daneze e Sonderjyske, me të cilët ka firmosur kontratë tre vjeçare.

Emini te skuadra e Ligës së Dytë daneze u transferua nga rradhët e Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër këtë vit luajti në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ndërsa në dy xhirot e para të sezonit të ri, arriti që të shënojë dy gola.

Emini falë talentit që kishte në ekipin e parë të Makedonija GJ.P debutoi si 18-vjeçar, ndërsa tetorin e vitit 2020 ai u transferua në Rusi te skuadra e Akron Toljati.

Kjo hera e dytë që Emini do të luaj jashtë vendlindjes, tashmë në Skandinavi, aty ku me skuadrën e tij të re, do të mundohen që të luftojnë për një vend në elitën e futbollit danez.

Pas 6 xhirove të para, Sonderjyske renditet në pozitën e 3-të me 12 pikë, 6 më pak se liderët e Vejle. Emini debutimin e tij në futbollin danez, pritet ta ketë me 26 gusht kundër Naestved.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close