Enis Bardhi kërkon kualifikim dhe debutim në grupet e Champions League

Sonte në program janë tre ndeshje kthyese të play offit të UEFA Champions League.

Kampioni i Turqisë, Trabzonspo me negativë 2:1 nga ndeshja e parë pret kampionin e Danimarkës, Kopenhagenin.

Kjo mundësi motivon Enis Bardhin, që të ndihmojë skuadrën e tij të përmbysë negativën, për të siguruar pjesëmarrje debutuese në fazën e grupeve të kompeticionit europian më prestigjioz për klube, UEFA Champions League.

Bardhi luajti në takimin e parë në Danimarkë, ndërsa në fundjavë debutoi me dy gola në Super Ligën e Turqisë. Fatkeqësisht Trabzoni u mund 5:2 nga Antalyaspor, por skuadra kërkon të lë pas vetes atë rezultat, sepse sonte diskutohet kualifikimi në grupet e Champions, ku përveç prestigjit, skuadra siguron edhe miliona euro të ardhura pjesëmarrja dhe të drejtat televizive.

Dueli Trabzonspor-Kopenhagen luhet sonte me fillim në orën 21:00. Në të njejtën kohë zhvillohen edhe duelet Dinamo Zagreb-Bodo Glimt dhe Rangers-PSV Eindhoven.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close