Porta e Renovës nga sezoni i ardhshëm do të mbrohet nga një portier i ri. Pas pesë sezoneve mes shtyllave, Hadis Velii nuk do të jetë më pjesë e Renovës. I dalë nga shkolla e Shkëndijës, Velii pasi luajti me Vëllazërimin e Kërçovës dhe Gostivarin, u bashkua me Renovën ku ngadalë fitoi ka vendin e titullarit dhe dha kontribut të rëndësishëm në arritjen e disa objektivave të klubit. Me mbylljen e sezonit garues 2021/2022, kontrata e Veliit me Renovën skadoi dhe palët nuk gjetën akord për vazhdim të bashkëpunimit. Kështu 32 vjeçari del lojtar i lirë dhe me dokumente në dorë pa asnjë pengesë mund të vendos për destinacionin e rradhës.


