Dy fitore në dy ndeshjet e para me rezultat maksimal 3:0 dhe pa asnjë set të humbur vendos KV Shkëndija Tetovë në pozitë për të synuar renditje të lartë këtë sezon në elitën e volejbollit vendor në konkurencë të meshkujve. Kapiteni i skuadrës Habil Ajeti ka folur pas fitores të së premtes, duke nxjerë në pah ambiciet e kuqezinjëve tetovarë.

“Në cilësinë e nikoqirit arritëm një fitore të shkëlqyer kundër KV Lirija. Dy ndeshjet e para pa set të humbur tregojnë qartë ekuilbrin e duhur në skuadrën tonë. Ndeshja e radhës të vulos pretendimet tona të larta për këtë vit”, thot Habil Ajeti, kapiten i KV Shkëndija.

