Zyrtare: Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të dielën në Tetovë

Shkëndija rikthehet të luajë në Tetovë. Pas thuajse 4 muajve publiku tetovar do të mund të ndjek skuadrën e vet në terren vendas. Stadiumi i qytetit në Tetovë do të rikthehet të presë ndeshje të Shkëndijës për herë të parë pas 8 majit, kur kuqezinjtë u ndeshën me Shkupin dhe ndodhitë e asaj përballje nga ana e publikut sollën pezullim të terrenit. Fillimisht dënimi ishte 4 ndeshje, pastaj u ul në 2 pas ankesës së Shkëndijës, por gjithsesi kuqezinjtë luajtën tre ndeshje si vendas jashta Tetovës. Dy në Strugë (me Sileksin dhe Skopjen), shkaku i pezullimit dhe të tretën në Strumicë (me Struga Trim&Lum) shkaku i punimeve në terrenin e stadiumit të Tetovës.

Tani informacione nga klubi thonë se terreni është gati dhe Shkëndija më në fund do të luajë në fushë të vet, kur në kuadër të xhiros së 6-të pret Makedonija Gjorçe Petrovin.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close