Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas ka shënuar gol në ndeshjen e 100-të me fanellën e Napolit. Shkupjani gjeti rrjetën në përballjen me Leçen në Seria A, e cila ndeshje u mbyll me barazim 1:1. Kështu Elif Elmas vazhdon të lë gjurmë në një nga klubet më të mëdha italiane dhe gjithashtu europiane, fanellën e të cilit klub e kanë veshur nëj numër i madh i futbollistëve të njohur, në mesin e të cilëve edhe një legjendë si Diego Armando Maradona. Elmas te Napoli u transferua në vitin 2019, ndërsa më herët ishte pjesë e Fenerbahçes dhe Rabotniçkit.


