Zyrtare, Serhio Ramos fillon një aventurë të re në Meksikë

Legjenda e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, Serhio Ramos, tashmë është konfirmuar se do t’i rikthehet sërish futbollit.  Kjo vjen pas konfirmimit se ai është pajtuar me kushtet e një kontrate me klubin meksikan “Rayados”. 

Ramos nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje zyrtare që prej sezonit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Seviljën. 

38-vjeçari si një profesionist i vërtetë, ndonëse ishte pa ekip, ai u sigurua që të qëndronte në formë optimale fizike. Sipas një raportimi të fundit nga eksperti i transferiemve Fabrizio Romano, mbrojtësi ikonik ka hedhur firmën për “Rayados”. 

“Serhio Ramos tek Rajados, here we go! Para-kontrata u nënshkrua sot, ai pritet të udhëtojë në Meksikë për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Romano. 

Një njoftim zyrtar nga ana e klubit meksikan pritet që të vijë gjatë orëve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close