Zyrtare së shpejti? Feta Fetai arrin në Lindjen e Mesme

Edhe pse vet lojtari e mohoi publikisht zërat për një transferim, Feta Fetai tashmë ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, e më pas pritet të nënshkruajë kontratën përfundimtare me klubin Al Sharjah.

Sipas gazetarit arab Ahmed Ragab, i cili e ka konfirmuar lajmin përmes rrjetit social Twitter, Fetai do të mbajë fanellën me numrin 23 në skuadrën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close