Ricardo Rodriguez është lojtar i Torinos. Skuadra e Torinos ka arritur marrëveshje me Milanin, për transferimin e mbrojtësit zviceran.

“Rodriguez është lojtar i Torinos”, thuhet në njoftimin e Torinos.
Rodriguez së fundi ka veshur në huazim fanellën e PSV në Holandë.
Lojtari gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Wolfsburg.

