UEFA rikthen në stadium tifozët për finalen e Superkupës së Evropës

Shtëpia kryesore e futbollit në Evropë, ka vlerësuar se është shumë herët të lejohen tifozët në ndeshjet e kombëtareve që luhen në shtator.

UEFA ka sugjeruar që tifozët të lejohen në finalen e Superkupës së Evropës, që luhet më 24 shtator në Budapest, si një ndeshje pilot, ku do të lejoheshin një numër i vogël i tifozëve.

Kujtojmë se në pjesën më të madhe të Evropës ndeshjet e futbollit janë duke u zhvilluar pa tifozë, teksa disa federata po bëjnë planet për rikthimin e tyre gjatë sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close