ZYRTARE: New York Knicks emërojnë trajnerin e ri

Skuadra nga NBA, Knicks, kanë filluar të bëjnë përgatitjet për sezonin e ri qysh tani.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të skuadrës, bëhet e ditur se Tom Thibodeau është trajneri i ri, përcjell lajmi.net.

Thibodeau shihet si njeriu i duhur për të kthyer skuadrën e Knicks aty ku e ka vendin, si një pretendente për titull.

“E di se si është Nju Jorku kur Knicks janë të suksesshëm, dhe ajo ndjenjë është e pakrahasueshme. Do të shohim përpara që ta sjellim atë”, ka thënë trajneri pas zyrtarizimit.

Mbetet të shihet se a do të mund të përmbush Thibodeau objektivat e caktuara nga bordi drejtues i Knicks. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close