Marigona Hajdari rinovon me Ringkobing

Reprezentuesja e Kosovës, Hajdari, do të luajë në kategorinë e dytë daneze, me skuadrën e Ringkobing.

Kosovarja ka gjetur marrëveshje për të rinovuar kontratën, duke zgjatur kështu qëndrimin për një vit më shumë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës lidhur me këtë.

Marigona Hajdari vazhdon kontratën

Hendbollistja jonë e re, Marigona Hajdari, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën Ringkobing. Marigona do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë daneze ku edicionin e kaluar u paraqit me shumë sukses. Te Ringkobingu luan edhe motra e Marigonës, Arlinda.

“Kam vazhduar edhe për një vit kontratën. Kam pasur edhe oferta tjera, por kam vendosur të vazhdojë kontratën te skuadra e njëjtë, ku mendoj se jam zhvilluar mirë deri më tani”, ka thënë Marigona për faqen zyrtare të FHK-së.

Marigona Hajdari vjet ka debutuar për kombëtaren tonë, me sukses të plotë. Prej motrave Hajdari presim shumë në të ardhmen.

Me Ringkobingun ato ishin pranë promovimit në elitë, por ndërprerja e edicionit për shkak të pandemisë ua mohoi këtë.

Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron suksese Marigonës me skuadër dhe me Kombëtaren tonë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close