Është konfirmuar. Maroku do t’i bashkohet kandidaturës iberike për të organizuar Botërorin 2030! Njoftimi është bërë këtë të martë nga ministri Chakib Benmoussa, teksa ka lexuar një mesazh të mbretit Mohammed VI, gjatë Kongresit të FIFA-s, që po zhvillohet këto ditë në Ruandë.

“Kjo ofertë e përbashkët, e cila është e paprecedentë në historinë e futbollit, do të bashkojë Afrikën dhe Evropën, veriun dhe jugun e Mesdheut, por edhe botën afrikane, arabe dhe euro-mesdhetare: me një kombinim të gjeniut, kreativiteti, përvoja dhe mjetet”, tha Benmoussa, duke lexuar mesazhin e mbretit Mohammed VI.
Nëse zgjidhet kjo kandidaturë, Botërori 2030 do të hyjë në histori, si i pari me një organizim ndërkontinental. Interesant është fakti se ka edhe një tjetër kandidaturë në proces me të njëjtën mundësi, duke bashkuar Greqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite, në këtë rast janë 3 kontinente.
E vetmja kandidaturë, që bashkon vetëm vende nga e njëjta konfederatë është ajo e Amerikës së Jugut, me Uruguajin, Argjentinën, Kilin dhe Paraguajin.

