Zyrtare: Hansi Flick vazhdon me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, i cili ka firmosur marrëveshje të re që e mban në klub deri në verën e vitit 2028.

Ky vendim vjen pas një sezoni shumë pozitiv për katalanasit, ku Flick arriti ta rikthente Barcelonën në majën e futbollit spanjoll duke fituar titullin e La Ligas.

Nën drejtimin e tij, Barcelona tregoi stabilitet, futboll ofensiv dhe riktheu mentalitetin fitues në “Camp Nou”, duke bindur drejtuesit e klubit t’i besojnë projektit afatgjatë të trajnerit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close