Rexhep Ajdari ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes – Karakuçak, duke i sjellë Maqedonisë një sukses të rëndësishëm në këtë garë. Për medaljen, Ajdari u shpërblye edhe me 15.000 dollarë.

Ajdari regjistroi dy fitore dhe një humbje në rrugëtimin e tij drejt medaljes së bronztë. Ndërkohë, Stefan Steriev, Andrej Trajçev dhe Omer Memedi siguruan nga një fitore në raundin e parë, por u eliminuan në raundin e dytë.
Në këtë kampionat nuk kishte mundësi për repeshazh, ndaj humbja e një ndeshjeje nënkuptonte eliminimin nga gara.

