Arsimi merr fitoren e parë në sezonin e ri, triumfon ndaj Bashkimit

Arsimi i Çegranit ka shënuar fitoren e parë në kampionat në sezonin e ri, pasi në duelin hapës të xhiros së tretë në elitë mposhti Bashkimin e Kumanovës me rezultat 1:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendimi i takimit erdhi në minutën e 82-të. Sofijanovski asistoi bukur për Kontreras, i cili me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë dhe fitoren 1:0 të Arsimit.

Me këtë triumf, skuadra nga Çegrani regjistron tri pikët e para në kampionat, ndërsa Bashkimi i Kumanovës vazhdon të presë për fitoren e parë të sezonit.

Në xhiron e ardhshme, Arsimi do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa Bashkimi do të luajë kundër Bregallnicës. Ndërkohë, xhiroja e tretë në elitë do të vazhdojë gjatë fundjavës me ndeshjet e tjera të programit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close