ZYRTARE: Çmimi i Madh i Britanisë mbahet pa praninë e tifozëve

Çmimi i Madh i Britanisë do të mbahet pa praninë e tifozëve.

Në një letër dërguar mbajtësve të biletave, shefi i qarkut Stuart Pringle tha që nuk do të jetë e mundur të lejohen tifozët të marrin pjesë.

“Jam shumë i zhgënjyer kur ju them se nuk jemi në gjendje të organizojmë Çmimin e Madh të këtij viti para tifozëve në Silverstone”, tha Pringle.

Çmimi i Madh Britanisë është planifikuar të mbahet më 19 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close