Arsenali sot i kthehet stërvitjeve, me rregulla strikte

Djemtë e Mikel Arteta do të kenë secili nga një pjesë të fushë në Colney.

Kthimi në punë është vullnetar, por shumica e skuadrës pritet të dalë. Lojtarët duhet të udhëtojnë vetëm dhe vetëm pesë janë të lejuar të stërviten njëherësh, përcjell lajmi.net.

Një seri e seancave një-orëshe do të përhapet gjatë gjithë ditës me stafin mjekësor që mbikëqyr secilin nga larg dhe ndalon lojtarët të shoqërohen me njëri-tjetrin.

Të gjitha ndërtesat do të mbeten të mbyllura, kështu që secili lojtar duhet të arrijë me çantën e tij dhe të bëjë dush në shtëpi. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close