Derbi Shkëndija-Shkupi që në program është të shtunën në Tetovë merr vëmendje të madhe në opinion, ndërsa dy ditë para duelit sportiv në fushë pritet të ndodh një takim jashta terrenit. Gjithë kjo me iniciativë të zëvendëskryeministrit të vendit, Artan Grubi, i cili përmes kabinetit të tij ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të takojë kryesitë e dy klubeve. Nuk ka saktësim nëse bëhet fjalë për takim të përbashkët apo do të jenë takime të ndara, megjithëse duke parë se ndodh para duelit dirket Shkëndija-Shkupi, duket qartë se temë e bisedës duhet të jetë marrëdhënia mes dy klubeve dhe tifozerive.

“Sot, (Е enjte, 15.09.2022), Zëvendës Kryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, do të presë në takim drejtuesit e KF Shkëndija dhe KF Shkupi”, shkruan në njoftimin e lëshuar për mediat nga ana e kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë të vendit, Artan Grubi.

