Ballkani sonte në Çeki ndeshet me Slavia Prague në duelin e dytë të grupeve në Conference League

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Suharekës sonte në Çeki luan ndeshjen e dytë në pjesëmarrjen e parë dhe historike në fazën e grupeve të Europa Conference League.

Suharekasit do të kenë përballë skuadrën çeke, Slavia Prague, në kuadër të grupeve të Conference League, përcjell lajmi.net.

Kosovarët e nisën aventurën në Conference League me një barazim ndaj Cluj, kurse tani kërkojnë fitoren e parë në këtë garë.

Baras në ndeshjen e parë ka luajtur edhe Slavia Prague, që përabllej me Sivasspor.

Grupi G i Conference League, ku luan edhe Ballkani, duket njëjtë në aspektin e pikëve, me të gjitha skuadrat që numërojnë një pikë.

Mbetet të shihet nëse sonte do të bëhet diferenca mes këtyre dy skuadrave. Slavia Prague dhe Ballkani përballen me fillim nga ora 18:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close