Edon Zhegrova vazhdon të jetë i lidhur me Napolin, por transferimi i tij në Serie A nuk është diçka që mund të kryhet lehtë. Sulmuesi kosovar pëlqehet shumë nga Antonio Konte dhe thuhet se ka kërkuar kalimin në Serie A.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se Napoli ka tanimë një marrëveshje me agjentin e futbollistit, por mungon ajo me Lille. Napoli do të mbetet pa yllin e tyre Kviça Kvaratskhelia i cili pritet së shpejti të kompletojë transferimin në Paris Sen Zhermeni. Lille po insiston në shitjen e yllit kosovar në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron ta mbajë deri në verë.
Napoli është i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për Zhegrovën, shumë që megjithatë konsiderohet e ulët nga Lille.
Skuadra franceze synon që nga shitja e reprezentuesit kosovar në verë të fitojë mbi 40 milionë euro. Gjithsesi përkundër se menaxheri i Zhegrovës ka një marrëveshje personale me Napolin, tani gjithçka pritet të vendoset nga Lille.

