Kështu nisin lajmin mediet sportive të botës, me Neymar që është rikthyer në Brazil, ku po kalon periudhën e karantinës shkaku i koronavirusit.

Ylli brazilian ka vendosur të rikthehet në vendlindje gjatë kohës së karantinës, me futbollin evropian të pezulluar.
27 vjeçari gjatë kësaj kohe nuk iu është përgjigjur thirrjeve të klubit të tij, PSG.
Kampionët e Francës janë ende në pritje të brazilianit për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2022.
Mos vazhdimi i kontratës, e lë të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm te Barcelona gjatë kësaj vere.

