Milani interesohet për yllin e Napolit

Arkadiusz Milik është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Milan, para merkatos së verës.

‘Rosoneri’ do të jenë në nevojë për një sulmues, në rast se Ibrahimovic largohet nga skuadra, e që gjasat janë të mëdha.

Hapësirat e lëna nga Ibrahimovic, Milan duket se është duke menduar që t’i mbulojë me yllin e Napolit.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Milan ka një ide për transferimin e Milik, nëse Ibra largohet.

Milik ka kaluar në formë mjaft të mirë së fundmi, duke shënuar nëntë gola në 16 ndeshje.

Milan thuhet se mund të jap edhe shërbimet e Hakan Calhanoglu, në këmbim të kartonit të Milik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close